Jurgen Uldedaj fiton titullin botëror WBO, shpërthen në lot

23:26 | 15 Dhjetor 2018

Të shtunën në Tiranë, Jurgen Uldedaj e ka fituar titullin botëror në kategorinë ËBO për të rinj.

Në këtë përballje, Uldedaj rrahu boksierin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz.

Në një meç me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë.

Uldedaj mbetet i pamposhtur dhe tani kampion i botës për të rinj në ËBO.

Në të njëjtën kohë, boksieri shqiptar ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Arganarazit.

Të tre gjyqtarët votuan në favor të tij 98- 9, 98-91, 98-91.

Komento: