Justina Pula pajtohet të vazhdojë punën si nënkryetare në ASHAK

18:00 | 16 February 2023

Zhvillimet në ASHAK, Justina Pula pajtohet të vazhdojë punën si nënkryetare.

Ditë më parë u raportua se akademikja Justina Shiroka-Pula ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në ASHAK.

Por, në mbledhjen e sotme, me kërkesë të shumicës së anëtarëve të Akademisë, ajo ka pranuar që të vazhdojë ta ushtrojë këtë pozitë, raporton Express.

“… me kërkesën e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në mbledhjen e sotme të Kuvendit, akademike Justina Shiroka Pula u pajtua të vazhdojë punën si nënkryetare e ASHAK”, kanë konfirmuar nga Akademia

Komento: