Justina Shiroka-Pula mban fjalimin e parë: Do të jem Presidente e të gjithë qytetarëve

00:36 | 07 Tetor 2026

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur fjalën e parë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se do të punojë në harmoni me Kushtetutën e në mbrojtje të saj.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha ajo.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”.

Komento: