
Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Kështu ka njoftuar sekretarja e përgjitshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.
Çitaku tha se ASHAK sot bëri histori me zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë të dijes dhe të shkencës në Kosovë.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjodhi sot Justina Shiroka Pulën për Kryetare, gruan e parë që merr drejtimin e këtij institucioni.
Zonja Pula, gjatë gjithë jetës së saj, ka thyer barriera dhe paragjykime, duke hapur dyer e shtigje për vajzat e reja.
Me punën, guximin dhe integritetin e saj, ajo ka dëshmuar se dija dhe përkushtimi nuk njohin kufij.
Falë shembullit të zonjës Pula, sot vajzat e reja guxojnë të kenë ëndrra më të mëdha për veten dhe për të ardhmen.
Faleminderit, Justinë”, shkroi Çitaku.