Jusuf Azemi: Derisa punëtorët teknik të Kuvendit janë brenda, ata nuk mund të zëvendësohen

12:38 | 15 November 2024
jusuf-azemi:-derisa-punetoret-teknik-te-kuvendit-jane-brenda,-ata-nuk-mund-te-zevendesohen

Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me punëtorë të rinjtë pa paralajmërim.

Në lidhje me këtë ka folur për “Front Online” kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka deklaruar se derisa punëtorët janë brenda Kuvendit nuk mund të zëvendësohen.

Sipas Azemit, derisa të konfirmohet zyrtarisht kjo lëvizje do të ketë veprime nga Sindikata.

Tutje, ai njoftoi se greva do të vazhdoj.

“Derisa punëtorët janë brenda nuk mund të zëvendësohen me askënd. Po kërkojmë diçka zyrtarisht me shkrim që të veprojmë konform ligjit dhe rregullave. Ne vazhdojmë grevën ashtu siç kemi vazhduar deri më sot”, u shpreh Azemi.

Kreu i SPSP ka treguar në detaje se si nga sigurimi nuk i është lejuar hyrja brenda Kuvendit punëtorëve teknik që janë duke mbajtur grevë.

Azemi shprehet se brenda Kuvendit është duke u bërë një luftë për ligje.

“Është duke u bërë një luftë ligjesh brenda për brenda Kuvendit, sigurimi me urdhër të dikujt punëtorët i ka qitë jashtë dhe ju ka thënë që janë zëvendësuar me punëtorë të tjerë dhe pastaj në komunikim me nënkryetaren e Kuvendit ajo s’ka qenë e njoftuar dhe janë kthyer brenda. Shpresojmë të normalizohet kjo situatë”, deklaroi Azemi për “Front Online”.

Komento: