Juve arrin marrëveshje personale me yllin e Fiorentinas, por ka një problem

21:09 | 19 April 2020

Juventusi ka arritur marrvëeshje personale me Federico Chiesan, por Fiorentina do të preferonte ta shesë atë tek Inter ose Manchester United.

Juve ka kohë që insiston për Chiesan, edhe përkundër insistimit të Fiorentinës për të mos i shitur më lojtarë Zonjës së Vjetër pas Roberto Baggios dhe Federico Bernardeschit.

Sipas La Stampa, kjo nuk e ka ndalur Juven që të negociojë me përfaqësuesit e lojtarët dhe raportohet se janë pajtuar për një kontratë që do të përfitonte 5 milionë euro në sezon.

Fiorentina nuk dëshiron të dëgjojë për një shifër nën 60 milionë euro.

Sido që të jetë, rivalët e Juves për Chiesan vazhdojnë të jenë Interi dhe Manchester Unitedi.

Chiesa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 26 ndeshje këtë sezon për Fiorentinën.

Komento: