Juventus dhe Dybala diskutojnë për të ardhmen.
Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas me klubin italian skadon në vitin 2022
Juventusi nuk ia ka ofruar ende Paulo Dybalas kontratën e re.
Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”.
Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2022.
Mirëpo, negociatat për vazhdimin e saj kanë ngecur në javët e fundit.
Drejtuesit e Juves megjithatë po planifikojnë të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e Dybalas për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit në fund të këtij muaji.
Dybala ishte pranë largimit nga Torino verën e kaluar, por atij iu dha rasti të qëndronte dhe shfaqi formë të shkëlqyeshme.
Tash, konkurrenca në sulm në ekipin e Andrea Pirlos është rritur pas arritjes së Alvaro Moratas dhe Federico Chiesas.