Juve-Inter,publikohen formacionet e mundshme, befasi të mëdha

18:26 | 07 Dhjetor 2018

Juventus dhe Inter sonte do të takohen në Allianz Stadium në kuadër të xhiros së 15 në Seria A.

Të dyja skuadrat duket se kanë bërë ndryshim në formacionet e tyre përcjell ORAinfo.

Rodrigo Bentancur është një dyshim përpara përballjes së Allianz Stadium, kështu që Max Allegri mund të shkojë me Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi në një 4-2-3-1 ose të sjellë Emre Can.

Interi, ndërkohë, janë pa Radja Nainggolan kështu që Joao Mario mund të hyjë në krah, edhe pse Borja Valero mund të përdoret që nga fillimi.

Në anën tjetër, Joao Cancelo pritet të kalojë në krahë me Mattia De Sciglio dhe të kthehet në anën e djathtë të mbrojtjes së Juve, ndërsa Matteo Politano duhet ta zëvendësojë Keita Balde Diao në krahun e djathtë të Interit.

Juventusi (4-3-1-2): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Ronaldo

Inter (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozoviq, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic./ORAinfo/

Komento: