Juve mposht Barçën, po ia rrëmben yllin e madh nga duart – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juve mposht Barçën, po ia rrëmben yllin e madh nga duart

10:47 | 26 Dhjetor 2018

Jo vetëm në fushë, por Juventusi po përgatit edhe lëvizjet e ardhshme të tregut dhe në krye të axhendës së bardhezinave ka blerjen e një mbrojtës të ri.

E prioritet është, Matthijs de Ligt. Dhe kampionët italianë janë favorit për ta rrëmbyer atë përcjell ORAinfo.

Sipas njoftimeve në Spanjë, Barcelona ka vendosur të dorëzohet dhe nuk dëshiron ta tranferojë mbrojtësin holandez.

Klubi katalanas u dekurajua nga çmimi i lartë i kërkuar (70 milionë euro), por edhe nga frika e komisioneve të larta për agjentin Mino Raiola, i cili synonte të shfrytëzonte interesin e shumë klubeve për të nisur një ankand për lojtarin.

Për këtë arsye, Barcelona do të kishte vendosur të përqendrohej vetëm tek te Frenkie de Jong, pavarësisht nga thashethemet e ndryshme se dy do të lëviznin vetëm në një ‘paketë’, pasi që Bayernin, Manchester Cityn dhe PSG të gjithë të interesuar./ORAinfo/

Komento: