Juve pësoi humbje shokuese, ja kënd e llogaritë fajtor Sarri

17:20 | 21 Korrik 2019

Maurizio Sarri, pranon se Juventusi duhet të mësojë dhe të përgatitet më tepër në fazën e mbrojtes, pas disfatës së tyre 3-2 nga Tottenham Hotspur .

Juventusi u mundua ta ruajë rezultatin deri në fund, por një gjë të tillë nuk mundi të arrijë ,përcjell ORAinfo.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të njohur,” tha Sarri pas ndeshjes së tij të parë në krye të bardhezinjtë.

“Ata ishin më të shpejtë dhe më shpërthyes, por ata janë më pranë fillimit të fushatës së tyre dhe më afër përgatitjes së duhur.

“Ne duhet të mbrohemi më shumë . Ne bëmë më mirë në pjesën e dytë, me presion më të mirë dhe 20 minuta të kualitetit të mirë.

“Ne ishim naive me topa që kemi humbur, por mendoj se gjendja fizike gjithashtu llogaritet për diçka”, ka thënë Sarri pas ndeshjes./ORAinfo/

Komento: