Juve e konfirmon Sarrin edhe për sezonin tjetër.
Është drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, që ka shuar dyshimet rreth të ardhmes së trajnerit.
Ditëve të fundit është spekuluar shumë e ardhmja e Sarrit, ku raportohej se e ardhmja e italianit është në rrezik, shkaku i formës së dobët të Juventusit këtë sezon.
“Sarri me siguri do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Paratici, përcjell lajmi.
Sarri është emëruar trajner i Juventusit verën e kaluar, duke e zëvendësuar të larguarin Massimiliano Allegri.