Juventus afër marrëveshjes me këtë mesfushor

19:01 | 01 Janar 2022

Juventusi ka bërë një qasje fillestare për ta transferuar mesfushorin e Tottenham, Giovani Lo Celso zbulon Calciomercato.

Gjigantët italianë janë të interesuar për të nënshkruar me 25-vjeçarin në formë huazimi dhe ai është i emocionuar nga perspektiva për të luajtur në Serie A,përcjell ORAinfo.

Dejan Kulusevski mund t’i ofrohet Spurs-it si një mundësi e mirë në çdo marrëveshje përfundimtare, por asnjë detaj zyrtar nuk është sqaruar ende./ORAinfo/

Komento: