
Barceona pret që sulmuesi Ousmane Dembele t’i bashkohet Manchester Unitedit ose Juventusit si agjent i lirë në verë.
Kontrata e francezit skadon në qershor dhe Barcelona nuk ka pasur sukses në bindje për rinovimin e kontratës.
Man United ka qenë i lidhur me francezin në muajt e fundit, derisa Juventus raportohet se e pëlqejnë që një kohë të gjatë.

Sipas ‘Sport’, Barcelona pret që 24-vjeçari t’i bashkohet njëres nga dy skuadrat në verë sapo kontrata t’i skadon, transmeton lajmi.
Raporti shton se Bayern Munich dhe PSG gjithashtu kanë shprehur interesim, por janë larguar nga gara shakku i shqetësimeve lidhur me lëndimet dhe kërkesat e larta të pagave.
Dembele që iu bashkua Barcelonës nga Dortmund në vitin 2017, ka shënuar një herë dhe asistuar dy herë në 11 paraqitje këtë edicion.