Juventus arrin marrëveshje me sulmuesin e madh

15:43 | 21 September 2020

Juventusi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për ta kthyer Alvaro Moratan në Torino për një vit huazim.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes klubeve është arritur dhe sulmuesi spanjoll do të kthehet në Allianz Arena.

Juventusi është në treg për një sulmues klasik dhe është përfolur se do ta transferonte Edin Dzekon, por marrëveshja për të ngeci pasi kalimi i Arek Milik nga Napoli në Romë ka dështuar tashmë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romani, Juventusi do t’ia paguajë Atleticos 10 milionë euro për huazimin njëvjeçar të Moratas me opsion për ta blerë për 45 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Kalimi i Moratas në Juventusi i hap rrugë kalimit të Luis Suarezit në Atletico Madrid.

Morata luajti në Juventus nga viti 2014 deri më 2016, duke e fituar titullin në Serie A dy herë, me 15 gola në 63 paraqitje.

Komento: