Sonte na presin ndeshje interesante në Seria A.
Juventus do të luajë pas pak minutash ndaj Atalantës, një duel që do të jetë i fundit për Allegrin dhe për Barzaglin.
Bardhezinjtë do të zbresin në fushë me vendosjen 4-3-3, me Dybala-n, Cuadradon dhe Ronaldon në sulm.
Ndërkohë në krahun tjetër lajmi më pozitiv është konfirmimi nga minuta e parë e Gjimshtiti në mbrojtje, ndërkohë që Ilicic dhe Zapata formojnë dyshen e sulmit.
Në ndeshjen tjetër Napoli-Inter, Hysaj do ta nisë ndeshjen nga stoli, pasi Ancelotti ka preferuar Macuit nga minuta e parë.