Juventus bën gati 55 milionë euro për yllin e Romës

13:15 | 07 Mars 2020

Juventus janë të gatshëm të paguajnë shërbimet e Zaniolos.

Asi i Romës, Nicolo Zaniolo është në listën e dëshirave të skuadrës së Juventus, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.

Juve thuhet të jenë gati të paguajnë rreth 55 milionë euro për mesfushorin ofensivë të ‘Giallorossi’.

Roma po përgatiten të mbushin arkat nga kartoni i 20 vjeçarit, pasi kanë hasur në vështirësi për të rinovuar kontratën me të.

Juve janë të vendosur për transferimin e Zaniolo në ‘Allianz Stadium’, por akoma shumë vendoset nga gjendja fizike e lojtarit italian, i cili aktualisht po rikuperohet nga një lëndim i pësuar në mes të janarit.

Komento: