Juventusi triumfon me rezultat komod ndaj Cremoneses.
Juventusi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Cremoneses në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Ndeshja nisi me lajm të hidhur për Zonjën e Vjetër, pasi pas 25 minutash lojë, Paul Pogba u detyrua ta lëshonte fushën në lot dhe në vend të tij u inkuadruar Arkadiusz Milik.
Pak minuta nga inkuadrimi, Milik krijoi rastin e parë serioz për Bianconerët, por goditja e tij u bllokua.
Mundësi të mirë lëshoi edhe Gelson Bremer në minutën e 32-të, mirëpo goditja e tij ishte e dobët.
Në pjesën e dytë, mbrojtësi pasoi te Federico Chiesa (48’), me italianin që nuk arriti të gjuante saktë.
Por, Chiesa e përmirësoi gabimin e tij në minutën e 55-të, kur asistoi te Nicolo Fagioli që shënoi golin e parë të ndeshjes.
Në minutën e 74-të, Juventusi kërkoi penallti, pasi Samuel Junior u rrëzua në zonë, ndërsa gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej vazhduar.
Po në atë minutë, Milik shënoi për vendasit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Juventsi ia doli më pas të shënonte golin e dytë dhe të sigurisë, kur Bremer realizoi me kokë në minutën e 79-të.
Pas javës së 35-të, Juventusi gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa në xhiron e 36-të takohet me Empolin.