Juventus “çmend” Realin, po ia rrëmben “mbretin” e topit

17:43 | 12 January 2019

Pas Interit, tani Juventusi raportohet se i është afruar yllit të Real Madridit, Luka Modriç përcjell ORAinfo.

Sipas Sport Mediaset, bardhezinjtë bënë disa hetime për situatën e fituesit të Topit të Artë.

Kontrata e kroatit do të përfundojë në qershor të vitit 2020 dhe ai nuk duket se synon të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Real Madridi tashmë ishte i inatosur që Interi ishte hapur ndaj Modricit, kështu që ideja se Juventusi është në vrapim, pa dyshim do të shkaktojë fërkime të mëtejshme.

Juventusi tashmë e ka irrituar Real Madridin duke siguruar Cristiano Ronaldo për pak më shumë se 100 milionë euro dhe gjigantët e Torinos po synojnë gjithashtu Iscon./ORAinfo/

Komento: