Juventus – De Ligt, vjen lajmi bombë nga Italia

08:45 | 23 Qershor 2019

Matthijs De Ligt pritet të largohet gjatë verës nga Ajax.

19 vjeçari i cili mbron edhe ngjyrat e kombëtares së Holandës është një prej lojtarëve më të përfolur të afatit kalimtar veror deri në këtë pikë.

Skuadra si Barcelona, Juventus e Paris Saint Germain ishin ato që kërkuan me ngulm shërbimet e lojtarit, por së fundmi duket se janë vetëm kampionët e Italisë ata që mbajnë shpresat e gjalla.

Optimizmi në ‘Allianz Stadium’ është rritur me Juventusin që synon të paguajë gjithçka që ta ketë De Ligt në radhët e veta.

‘Goal’ shkruan se Juve janë të gatshëm t’i paguajnë lojtarit deri në 15 milionë euro për vit, transmeton lajmi.

‘Zonja e vjetër’ gjatë orëve të fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Ajax, por edhe me Mino Raiola.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet e ardhmja e Matthijs De Ligt.

Komento: