Juventus dhe Barcelona afër shkëmbimit të madh

17:22 | 17 January 2023

Shkëmbim spektakolar: Kessie bëhet Biankoner, ndërsa ylli i Juventusit te Barcelona.

Bomba e janarit, Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit.

Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.

Por ivoriani nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 664′ minuta, duke realizuar 1 gol.

Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kessie mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Calcio Mercato, Juventus synon transferimin e Kessie dhe Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës në këmbim kartonin e Rabiot.

Francezi pëlqehet shumë nga Xavi, ndërsa kontrata me Biankonerët i skadon në fund të sezonit.

Barcelona është e hapur për këtë shkëmbim, por realizimi i këtij operacioni do të varet nga kërkesat e Rabiot rreth pagës.

Rabiot ka kërkuar nga Juventusi 10 milionë euro në sezon, pagë të cilën Barcelona nuk do t’ia ofrojë.

Komento: