Juventus dhe Barcelona po e bëjnë shkëmbimin e madh

14:01 | 24 April 2020

Juve dhe Barca shkëmbejnë yjet e mesfushës.

Kriza që ka shkaktuar koronavirusi mund të çojë në një mënyrë të re të afrimit të lojtarëve në tregun e transferimeve.

Investimet në shkallë të gjerë ekonomike mund të transferohen në favor të shkëmbimit të lojtarëve.

Një formulë të njëjtë, mund të praktikojnë Juventus dhe Barcelon.

Sipas RAC-1, këto dy skuadra mund të shkëmbejnë mesfushorët e tyre, me Miralem Pjanic që do të shkonte drejt ‘Camp Nou’, ndërsa Arthur Melo drejt Torinos.

Situata e Pjanic te Juventus ka ndryshuar, me lojtarin që nuk është i paprekshëm më, teksa loja e tij pëlqehet në Barcelonë.

Për të lejuar largimin e tij, Juventus do të kërkojë si shkëmbim Arthur Melon.

Komento: