Juventus dhe Bayern hidhen në sulm, e duan yllin që po e kërkon Milan

16:21 | 08 Maj 2019

Bayern Munich janë të gatshëm të luftojnë kundër Juventusit dhe Milanit për të nënshkruar Federico Chiesa të Fiorentinës, thotë Alfredo Pedulla.

Fiorentina nuk do të shesë nëse nuk vjen një ofertë masive, por nëse ka, do të jetë në duar të Chiesa që të zgjedhë mes Juventusit dhe Bayern Munich ose edhe MIlanit, përcjell ORAinfo.

Interi është gjithashtu i përfshirë, por duket se Juventusi mbetet favoritët me Bayernin që sapo kanë kthyer interesin e tyre./ORAinfo/

Komento: