Juventus dhe Inter në “luftë” për yllin e madh të Barcelonës

15:47 | 26 Gusht 2019

Ivan Rakitic, po kërkohet nga Juventusi dhe Interi.

Përtej fushës së blertë, Interi dhe Juventusi kanë pasur shumë rivalitet edhe në merkato këtë verë. Betejën e parë e fituan zikaltërit, të cilët morën Romelu Lukaku nga Manchester United.

Mirëpo, sikurse raporton Sportmediaset, lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitiç me shumë mundësi mund të largohet nga Barcelona dhe dy gjigantët italianë do të konkurojnë përsëri mes tyre.

Rakitiç është një dëshirë e vjetër e Interit, por së fundmi janë futur edhe kampionët e Italisë. Tashmë mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo situatë. Një çështje që pritet të marrë fund është edhe ajo e Mauro Icardit, me sulmuesin që mund të kalojë në Torino. Gjithçka mbetet e hapur deri në fund.

Komento: