Juventus dhe Roma po e bëjnë shkëmbimin e madh

12:18 | 20 April 2020

“Zonja e vjetër” i propozon Romës një shkëmbim.

Iu bashkua Juventusi në verën e 2017-ës me petkun e njërit prej italianëve më të talentuar të viteve të fundit, por në 3 sezonet e zhvilluara me fanellën bardhezi Federico Bernardeschi nuk ia ka dalë të lërë gjurmë dhe të bëjë hapin e madh që pritej prej tij.

Kështu fillimisht Allegri dhe më pas Sarri i kanë dhënë shansin 26-vjeçarit të tregojë veten në fushë, duke e përdorur në skema të ndryshme, por Bernardeschi nuk i ka dalë të bindë asnjërin dhe të bëhet titullar, ndaj te Juve po mendojnë ta largojnë këtë verë.

Sipas mediave italiane, klubi bardhezi ia ka ofruar fantazistin 26-vjeçar Romës, në këmbim të mesfushorit tjetër italian Bryan Cristante.

Ky i fundit shkëlqeu te Atalanta, ndërsa tani po konfirmon formën e mirë edhe në kryeqytet, ndaj drejtuesit e Juves duan ta transferojnë me çdo kusht në Torino.

Komento: