Roma dhe Juventus pritet të bëjnë disa shkëmbime interesante gjatë verës.
Roma dhe Juventus janë duke biseduar për shkëmbimin e disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës.
Duke parë krizën që ka kapluar klubet nga pandemia Covid-19, skuadrat e mëdha synojnë që të përforcohen kryesisht duke shkëmbyer futbollistë mes vete.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma dhe Juventus janë duke biseduar për shkëmbimin e disa prej tyreve.
Kampioni italian i pëlqen disa nga xhevahirët e Romës, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me kryeqytetasit që pëlqejnë lojtarët e Zonjës së Vjetër.
Qëllimi kryesor i Juventusit është ta marrin talentin më të madh italian Nicolo Zaniolo, por për Romën ai mbetet i paprekur.
Gjithsesi Zonja e Vjetër pëlqen edhe lojtarët tjerë si Justin Kluivert, Cengiz Under, Alessandro Florenzi apo Bryan Cristante.
Në anën tjetër Juventusi pritet t’i ofrojë në tavolinë lojtarët si Cristian Romero, Daniele Rugani, Rolando Mandragora dhe Federico Bernardeschi.
Gjithnjë sipas medieve italiane drejtuesit e dy skuadrave po mendojnë për një shkëmbim që përfshinë disa futbollistë dhe që pritet ta bëjnë shumë interesant marrëveshjen mes dy skuadrave të mëdha italiane.