Juventus dhe Paulo Dybala duket se nuk janë akoma afër rinovimit të kontratës.
Agjenti i lojtarit do të kthehet në Argjentinë, me bisedimet që pritet të vazhdojnë më vonë.
Kontrata e Dybala është valide deri në vitin 2022, por skuadra po shtynë në maksimum për të rinovuar me të.
Sipas ‘Tuttosport’, agjenti i Dybala kthehet në Argjentinë pa pasur mundësinë që të takonte Paraticin.
Problemi kryesor për marrëveshjen del të jetë paga e lojtarit. Dybala synon të dyfishojë pagën 7 milionëshe.