Juve e fiton titullin e 9-të radhazi.
Juventusi edhe zyrtarisht është kampion i Italisë për sezonin 2019/20.
“Zonja e Vjetër” triumfon në Serie A për herë të nëntë me radhë, duke rrëmbyer trofeun e 36-të në histori.
Dy xhiro para fundit të sezonit, Juve shpallet edhe matematikisht kampione pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Sampdorias.
Golat i shënuan Federico Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo.
CR7, i cili barazoi rekord historik sonte për më së shumti gola në një sezon në Serie A për Juventusin, tani është në kërkim të “Këpucës së Artë”.
Me dy ndeshje të mbetura deri në fund, ai ka shënuar 31 gola, tre më pak se Ciro Immobile dhe Robert Leëandoëski.