Juventus e ka ëndërr ta transferojë këtë lojtar

09:14 | 01 Maj 2019

Juventusi ka shumë emra në listë për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ëndrra e tregut më të madh të Fabio Paratici është Paul Pogba, i cili duket i destinuar të largohet nga Manchester United gjatë verës, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, konkurrenca është e pamëshirshme, me Real Madridin e Zinedine Zidane që është ekipi më i interesuar për yllin francez, por Bianconerët dëshirojnë të provojnë deri në fund dhe do të bëjnë gjithçka të mundshme për ta sjellë Pogbin në stadiumin Allianz, pavarësisht nga vështirësitë e operacioni./ORAinfo/

Komento: