Juventusi ka filluar që ta pastrojë skuadrën.
Stefano Sturaro është lojtar i Genoas. Mesfushori në fakt u transferua te kuqeblutë gjatë merkatos të janarit por tashmë është bërë zyrtare.
Deklarata e Juventusit: “Juventus Football Club” njofton se, pas paraqitjes së kushteve të kontratës është marrë detyrimi përfundimtar i blerjes nga Genoa i lojtarit Stefano Sturaro kundrejt shumës prej € 16.5 milion euro e cila do të paguhet me këste në katër vitet e ardhshme”.
Ndërkohë ky do të jetë një rikthim për Sturaron tek Genoa. Pasi më parë ai ka luajtur dhe në vitet 2012-2014.