Juventus e mposhtë Interin, siguron shërbimet e super lojtarit

16:45 | 18 Korrik 2022

Inter humb avantazhin në garën për Bremer, Juventus më afër

Lojtari i Torino, Bremer pati paraqitje të shkëlqyera sezonin e kaluar dhe mori vëmendjen e shumë skuadrave.

Inter ka bërë hapa më konkret për transferimin e tij më herët, por tani, sipas ‘Sky Italia’, Juventus ka marrë avantazhin në garë për lojtarin.

Mbrojtësi që u emërua si më i miri i sezonit të kaluar në Serie A, shihet si zëvendësuesi i duhur për Matthijs de Ligt, i cili ka një marrëveshje personale me Bayern.

Juventus janë gati të ofrojnë 40 milionë euro + bonuse për Bremer.

Kjo shumë e tejkalon atë të Inter për 10 milionë euro dhe Torino pritet të dakordohen me ‘Zonjën e Vjetër’.

Komento: