Juventus e vendos në shitje Miralem Pjanic.
Miralem Pjanic është kthyer në Torino me dëshirën për t’u vendosur në evidencë dhe për të rifituar Juventusit pas kësaj periudhe pauze për shkak të kësaj emergjence të koronavirusit.
Boshnjaku pret me padurim momentin për t’u rikthyer në fushë, por e ardhmja e tij te klubi bardhezi është vendosur në dyshim të madh.
Kartoni i Pjanic aktualisht kushton vetëm 10,4 milionë euro në bilancin e Juventusit dhe për këtë arsye kampionët e Italisë nëse e shesin mesfushorin mund të regjistrojnë një plusvalencë shumë të madhe.
Për këtë arsye drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici ka biseduar me drejtorin sportiv të Paris Saint Germain, brazilianin Leonardo, me francezët që janë të interesuar për Pjanic por edhe për Alex Sandron ndërkohë që në bisedime mes dy klubeve mund të përfshihet edhe Mauro Icardi.