
Në fundjavë do të nis sezoni i ri i Serie A.
Juventus e fillon mbrojtjen e titullit të kampionit në Serie A me ndeshjen ndaj Parmës të shtunën.
Por, kurreshtja është e madhe për të mësuar formacionin e parë të trajnerit të ri, Maurizio Sarri.
“Goal.com” ka parashikuar formacionin e mundshëm të Juventusit me Cristiano Ronaldon në qendër të sulmit, përcjell lajmi.
Në formacion paraqiten edhe dy blerjet e reja në mbrojtje, Matthijs De Ligt dhe Danilo si dhe dy përforcimet e reja të mesfushës, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.
