Juventus fiton garën ndaj Milanit për Milinkoviç-Savic

13:32 | 23 Maj 2019

Gjigantët e La Ligas Real Madrid thuhet se janë ende në garë për të nënshkruar me Sergej Milinkoviç-Savic, me Juventusin që kërkon të ofrojë dy lojtarë për të tërhequr Serbin.

Raportet e besueshme nga korrespodenti ynë Fabrizio Romano kishin thënë se Juventus kishte rënë dakord me lojtarin për një lëvizje, me tarifë të caktuar për t’u pajtuar me Lazion në ditët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Don Balon thotë se Real janë ende në garë, por Juve po kërkon të ofrojë dy lojtarë në këmbim për të joshur Lazion për shitjen e mesfushorit.

Daniele Rugani dhe Leonardo Spinazzola mund të ofrohen pasi Lazio dëshiron një shumë prej mbi 100 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: