Juventus fton një lojtar shqiptar për ndeshjen ndaj Milanit

15:51 | 12 June 2020

Sarri fton një lojtar shqiptar për ndeshjen ndaj Milanit – mungojnë Higuain, Chiellini dhe Ramsey.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey janë jashtë skuadrës së Juventusit për gjysmëfinalen e kësaj mbrëmje në Coppa Italia me Milanin.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Rossonerëve në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Takimi pritet të fillojë nga ora 21:00, ndërsa Juventusi ka një avantazh të lehtë pasi barazimit 1-1 në takimin e parë në San Siro më 13 shkurt.

Higuain, Chiellini, Ramsey dhe mbrojtësi Merih Demiral janë jashtë skuadrës së Maurizio Sarrit, pasi ato nuk janë 100 për qind gati për këtë ndeshje.

Gigi Buffon pritet të fillojë si titullar, ndërsa në vijën e sulmit pritet të jenë Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

Njëra nga befasitë e mëdha të kësaj ndeshje është ftesa e Sarrit për djaloshin shqiptar, Giacomo Vrioni, i cili është 21-vjeçar dhe luan si sulmues.

Skuadra e Juventusit për Milanin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani; Pjanic, Khedira, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Muratore; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Bernardeschi, Olivieri, Giacomo Vrioni, Zanimacchia.

Komento: