Një nga objektivat kryesore të Juventusit është Aaron Ramsey, i cili aktualisht luan për Arsenalin.
Kontrata e mesfushorit skadon këtë verë, gjë që e ka bërë atë një person me interes në treg përcjell ORAinfo.
Më herët sot, është raportuar se Ramsey kishte arritur një marrëveshje me Juventusin për sezonin e ardhshëm.
Kur u pyet në lidhje me këtë çështje, menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, bëri të qartë se ai dëshiron që Ramsey të mbetet të paktën deri në fund të sezonit.
“Sot unë e dua atë me ne, në fund të sezonit do të jetë momenti në të cilin ai mund të lërë të shkojë atje ku dëshiron. Ka pasur negociata me Juve ? Nuk di asgjë”, filloi ai.
“Dua që ai të mbetet i përqendruar çdo ditë në trajnim dhe të mendojë për ndeshjen tjetër kundër Blackpool në FA Cup. Unë e shoh atë shumë të përqendruar, për shembull të martën ai luajti 15 minuta dhe shënoi dhe luajti mirë”, përfundoi ai./ORAinfo/