Juventus gjen pasuesin e Dybalas në Manchester City

18:32 | 22 Mars 2022

Shkëmbim spektakolar: Pasuesi i Dybalas vjen nga Manchester City.

Juventus do të humbas Paulo Dybalan me parametra 0 në 30 qershor kur edhe i skadon kontrata me Biankonerët, ndërkohë që pasardhësi i tij pritet që të vijë me anë të një shkëmbimi.

Skuadra e Allegrit ka fituar vazhdueshmërinë e rezultatave pozitive dhe tashmë po mendon edhe për sezonin e ardhshëm e pikërisht për merkaton.

Riyad Mahrez po shikohet nga drejtuesit e Biankonerëve si emri ideal për të zënë vendin e argjentinasit.

Gjiganti anglez po kërkon shërbimet e Matthijs de Ligt mirëpo për të arritur një gjë të tillë Citizens duhet të ofrojnë edhe një shumë të caktuar parash.

Ish ylli i Leicester City vlerësohet diku rreth 30 milionë euro e për të bindur Biankonerët skuadra e Guardiolas është duke bërë gati edhe 43 milionë euro dhe shërbimet e algjerianit.

Komento: