Juventus gjen zëvendësuesin e Dybalas në Premier League

15:06 | 09 Mars 2022

Dybala drejt largimit: Juventus transferon yllin e Premier League për 30 milionë euro.

Dybala bën gati valixhet, Juventus ka gjetur zëvendësuesin për 30 milionë euro.

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi është tema kryesore te Juventusi ditët e fundit.

Argjentinasi nuk ka arritur ende marrëveshje me Biankonerët për rinovimin e kontratës dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Biankonerët janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të Dybalas dhe e kanë gjetur atë në Premier League.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus synon transferimin e Riyad Mahrez nga Manchester City.

Mahrez ka realizuar 21 gola këtë sezon, ndërsa kontrata me Cityn i skadon në vitin 2023.

Alegjeriani është i gatshëm të ndryshojë ambient dhe Citizens janë të hapur për shitjen e tij në verë.

Komento: