Juventus gjen zëvendësuesin e Higuain

18:09 | 25 August 2020

Juventus gjen pasuesin e Higuain.

Andrea Pirlo ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventus këtë verë.

Sulmuesi argjentinas, nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri të Juventusit, dhe i duhet të gjejë një skaudër tjetër.

Calciomercato raporton se Juventus dëshiron transferimin e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, si zëvendësues të Gonzalo Higuain.

Dzeko, edhe pse vitin e kaluar ka nënshkruar kontratë të re me Romën, është i gatshëm të ndryshojë mjedis, duke mos dashur të humbet një mundësi si Juventusit.

Në listën e dëshirave të Juventus janë edhe Duvan Zapata, Arkadiusz Milik dhe Raul Jimenez, por ditëve të fundit, Dzeko ka dalë si zgjidhja e pare.

Komento: