Juventus thuhet se ka caktuar mesfushorin e Chelseat, Jorginho, si një zëvendësues ideal për Adrien Rabiot.
Rabiot tani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Zonjën e Vjetër dhe kuptohet se është në diskutime të avancuara për një kalim te Manchester United, përcjell ORAinfo.
“Djajtë e Kuq” besohet se kanë rënë dakord për një 15 milionë funte fillestare për të nënshkruar me francezin, që mund të rritet deri në 20 milionë funte me shtesa të lidhura me performancën.
Man United tani po negocion me nënën e lojtarit në përpjekje për të arritur një marrëveshje për kushtet personale, por kërkesat e mëdha të Rabiot dyshohet se po pengojnë një lëvizje./ORAinfo/