Juventus pritet ta transferoj yllin e Arsenalit.
Raportet në Francë dhe Itali pretendojnë se Juventus ka nisur bisedimet paraprake për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Edhe pse Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko mbeten objektivat kryesore të Juventusit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain, L’Equipe javën e kaluar raportoi se italianët janë duke shikuar gjithashtu edhe Lacazetten.
Tani, Le10Sport po vë në dukje se bardhezinjtë kanë shkuar një hap më tej, duke arritur te përfaqësuesit e futbollistit dhe Arsenal, për të vlerësuar mundësinë e një transferimi.
‘Gunners’ kanë paguar 53 milionë euro për transferimin e Lacazette nga Lyon në verën e vitit 2017.
Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 33 paraqitje këtë sezon dhe akoma ka dy vite të mbetura në kontratën e tij.