Juventus godet në cak, po e transferon super talentin brazilian

10:18 | 06 Mars 2020

Futbollistët brazilian po vazhdojnë të jenë adresë e transferimeve nga ekipet e Serie A.

Juventus raportohet se ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e talentit Kaio Jorge, duke kërkuar transferimin e tij në Serie A nga skuadra e Santos.

Sulmuesi brazilian shënoi gol në ndeshjen e parë të Copa Libertadores ndaj Defensa y Justicia të Hernan Crespos, duke e ndihmuar Santosin të fitoi 2:1 ndaj skuadrës argjentinase.

18 vjeçari ka marrë vëmendje të madhe duke shënuar gjashtë gola në dhjetë ndeshje për Brazilin U17, por është paraqitur vetëm katër herë në ligën braziliane.

Nicolo Schira, gazetar i ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Fabio Paratici i ka ofruar Santosit një marrëveshje huazimi prej 500 mijë eurosh, me obligimin për ta transferuar lojtarin për 14 milionë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=4eJOYE3WV84&feature=emb_title

Komento: