
Sonte është dita e fundit e transferimeve të verës në Serie A.
Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin e Cagliarit Han Këang-song duke e huazuar atë me mundësi blerje.
Han është një synim për kohë të gjatë i Juves, të cilin janë duke e përcjellur që nga janari i 2018-ës.

20 vjeçari iu bashkua Cagliarit më 2015 dhe bëhet verioro-koreani i parë që luan në Serie A që dy vite rresht.
Në të njëjtën kohë, Han kishte kaluar dy sezonet e fundit i huazuar në Serie B ku ka luajtur për Perugian e ku shënoi 11 gola në 39 paraqitje.
Transferi i tij do të thotë se ai më shumë gjasë do të luajë me skuadrën e U-23 që garon në Serie C.