De Ligt me shumë gjasë do ta vesh fanellën e Juventusit.
Juventus është gati për sulmin final për Matthijs De Ligt. Klubi bardhezi sipas tratativave të fundit është në avantazh të dukshëm ndaj Barcelonës dhe Paris Saint Germain për 19-vjeçarin e Ajax.
Oferta e kampionëve të Italisë është 70 milionë euro, ndërkohë që për De Ligt është parashikuar një super kontratë që do ta bëjë futbollistin e dytë më të paguar në Seria A.
Nga Holanda sinjalet janë të qarta: jo vetëm për këshillat e Cristiano Ronaldos, De Ligt është gati për t’i thënë “po” ofertës së Juventusit, duke injoruar PSG. Barcelona ndërkohë ka hequr dorë nga mbrojtësi holandez, teksa klubi italian duhet të gjejë marrëveshjen me Ajax për shifrën e 70 milionjë eurove.
Për 19-vjeçarin ndërkohë janë parashikuar 12 milionë euro në sezon, duke e bërë të dytin më të paguar pas Ronaldos. Mbetet të kuptohet nëse do të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh, e kërkuar nga agjenti Raiola.