Juventus harron Suarezin, vihet pas yllit të Romës

20:57 | 15 September 2020

Juventus duket se nuk është më i interesuar në transferimin e Suarez.

Juventus mund të shpejtojë ecurinë për nënshkrimin e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, pasi që transferimi i Luis Suarez nga Bracelona duket se ka dështuar.

Tuttomercatoëeb ka treguar komplikimet që ka uruguaiani me pasaport, rreziqe që mund të marrin më gjatë se 5 tetori, kur edhe përfundon afati i tanishëm i transferëve.

RAC 1 ka konfirmuar që uruguaiani nuk do të mund të merr pasaportën italiane me kohë dhe Juventus nuk do të mund ta regjistrojë jug-amerikanin si një lojtar të BE-së për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri Andrea Pirlo dëshiron të këtë një sulmues të ri sa më shpejt që është e mundur kështu që ka shpejtuar transferimin e boshnjakut, Dzeko në Allianz Stadium.

Mirëpo, bardhezitë, sipas La Repubblica, duhet të presin deri pas 29 shtatorit, dy ditë pas ndeshjes kunëdër Romës në ligë për ta marrë atë.

Komento: