Juventus hyn në garë për synimin e Milanit, Maldini bën këtë lëvizje

12:06 | 09 Nëntor 2021

Sa shume radhë për Boubacar Kamara. Lojtari francez vazhdon të jetë një element kryesor i Marseille. Këtë sezon ai ka luajtur tashmë katërmbëdhjetë ndeshje, duke përfshirë njëmbëdhjetë në Ligue 1, madje duke shënuar në një rrethanë.

Klasa e vitit 1999, me fanelen e Olimique Marseille, po mer gjithmone e me shume nje roln fiks ne mesfushe. Në të kaluarën ai ka luajtur edhe si qendërmbrojtës. Aftësia e tij për të plotësuar role të shumta e ka bërë atë të jetë në shënjestër të disa klubeve të mëdha.

Siç ju kemi thënë prej disa kohësh, Kamara është një objektiv konkret i Milanit. Kuqezinjtë tentuan ta sjellin francezin në Itali, tashmë gjatë sesionit të fundit të merkatos, por pa sukses.

Marseja e ngriti murin, me shpresën se do të mund ta mbyllte atë me rinovim. Tani rreziku për ta humbur atë në zero, verën e ardhshme, është vërtet real. Kontrata skadon më 30 qershor dhe kjo ka sjellë një interes në rritje për të.

Nuk do të jetë e lehtë për Milanin të sjellë Kamara për të veshur fanelen kuqezi. Lojtari do të përfaqësonte profilin ideal në funksion të një lamtumire gjithnjë e më të mundshme të Franck Kessie, por duhet të munden klubet e tjera.

Siç konfirmohet nga LesTransferts, për lojtarin janë të interesuar edhe Bayern Munich dhe Juventus.

Duhet pare se si do te zhvillohen bisedimet mes Milanit dhe lojtarit, ndoshta me Paolo Maldinin i cili ne nje fare menyre do t’i telefonoje Kamara per t’i parashtruar projektin teknik te kuqezinjte.

Komento: