Rodrigo De Paul është ndër lojtarët me të kërkaur në afatin e transferimeve të verës.
Interesim për të ka kohë që ka shfaqur Milan. E tani në garë për sulmuesin argjentinas të Udineses është futur edhe Juventus.
De Paul ka një kontratë që skadon në 2024, megjithëse Udinez nuk do ta mbajë atë nëse hyn oferta e duhur.
Menaxhmenti i Juventusit u takua me agjentin e lojtarit Augustin Jimenez këtë të mërkurë në mëngjes, përcjell ORAinfo.
Udinez po kërkojnë 30-35 milionë euro për sulmuesin argjentinas, me Milanin të përmendur se kanë gjithashtu një interes të kahmotshëm.
Aktualisht, De Paul fiton rreth 800 mijë euro neto në sezon dhe dëshiron një rritje të madhe të pagaës.
Marrëdhëniet e shkëlqyera të Juve me Udinez mund të luanin në favor të ‘Zonjës së vjetës’.
Kjo do të ishte një godite e madhe për Milanin, drejtuesit e të cilës kanë kohë që e dëshirojnë argjentinasin në ‘San Siro’. /ORAinfo/