Përpjekjes së Milanit për transferimin e futbollistit të Fiorentinas, Federico Chiesa i është bashkuar edhe Juventusi.
Juve me përpjekje konkrete për transferimin e Chiesas.
Juventusi është në kontakt me agjentin Fali Ramadani, në përpjekje për të arritur marrëveshje për futbollistin e Fiorentinas, Federico Chiesa.
Il Corriere dello Sport bën të ditur se Bianconerët mund t’i ofrojnë italianit marrëveshje pesëvjeçare, por nuk duan ta paguajnë çmimin e kërkuar nga klubi nga Firence.
Zonja e Vjetër shpreson ta bindë Violan që ta huazojë lojtarin këtë sezon me opsionin e blerjes në verën e ardhshme.
Qëllimi i Juves është që marrëveshja e përgjithshme për transferimin e tij të jetë rreth 50 milionë euro, derisa Fiorentina kërkon 70 milionë euro për lojtarin e vet.
Chiesa, i cili ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në dy ndeshjet e para këtë sezon, kërkohet edhe nga Milani, ndërsa ka kontratë në Artemio Franchi deri në vitin 2022.