
Bayern Munich, është në një mori lëvizjesh në skuadrën e tyre.
E para është largimi i Robert Lewandowski në Barcelonë, si dhe rinovimi i Serge Gnabry. Dhe tani ata po kërkojnë të nënshkruajnë, por për mbrojtjen.
Matthijs de Ligt është ai. Mbrojtësi i Juventusit dëshiron të kalojë te klubi bavarez, ose të paktën kështu ka thënë shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, përcjell ORAinfo.

“Ne kemi pasur bisedime për Matthijs de Ligt. Mund të konfirmoj se lojtari dëshiron të vijë në Bayern. Në ditët në vijim do të flasim përsëri me Juventusin dhe të shohim se si do të shkojë”, tha ai për ‘BR 24 Sport’.
Megjithatë, Bayern Munich mund të ketë një problem. Nëse Juventusi ishte i gatshëm të shiste më parë holandezin, tani ata kanë ndryshuar mendje.
‘La Gazzetta dello Sport’ raportoi se ‘Bianconerët’ duan të bindin De Ligt të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2025 për të siguruar të ardhmen e ish-qendërmbrojtësit të Ajax./ORAinfo/