Juventus i bije pishman që e shiti yllin e madh

18:46 | 07 Prill 2019

Juventusi kërkon rikthimin e Paul Pogbas.

Paul Pogba dhe David de Gea mund të largohen nga Manchester United. Sikurse raporton “Sunday Times”, nëse United nuk shkon në Champions League në sezonin e ardhshëm, atëherë në “Old Trafford” mund të ketë lëvizje të mëdha.

Skuadra që duket shumë e interesuar për të marrë shërbimet e Pogba duket se është Juventusi, që pasi e shithi për rreth 100 milionë euro, tashmë kërkon që ta sjellë përsëri në shtëpi.

Më tej, mbetet për t’u parë si do të shkojë situata me De Gea-n, që deri më tani nuk është arritur edhe një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Komento: