Juventus i Sarrit duket më ndryshe se ai i Allegrit

10:10 | 11 Korrik 2019

Kështu duket Juventusi i Sarrit, shumë më ndryshe se ai i Allegrit.

Maurizio Sarri ka zhvilluar seancën e parë stërvitore ditën e mërkurë dhe menjëherë janë vënë re ndryshimet me Max Allegrin.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat njihet për futbollin me pasime të shkurtra dhe është ky transformim në filozofi që bindi drejtuesit bardhezinj të zgjidhnin Sarrin.

Tifozët kanë vënë re në klipin ku mund ta shihni më poshtë se Sarri me stafin e tij kanë nxitur lojtarët të pasonin topin në shpejtë dhe të lëviznin më shumë.

Duke parë seancën e parë stërvitore, ajo është shumë ndryshe nga ajo e skuadrave të tjera italiane, që fokusohen më tepër në aspektin fizik.

Komento: